Partia Radikale Serbe (SRS) organizon një protestë kundër ardhjes së nënpresidentit amerikan Joseph Biden në Beograd. Megjithatë, është interesante se radikalët do të protestojnë para ndërtesës së Kryesisë, dhe jo para ndërtesës së qeverisë, ku do të mbahen takimet në mes të delegacionit amerikan dhe atij serb.

Protesta fillon në orën 17:00, dhe për këtë rast janë përgatitur bluza të veçanta me fjalët, “Votoni për Trump-in”.

Kjo është një tjetër formë e protestës kundër Biden-it, meqenëse ai e mbështet kandidaturën e Hillary Clinton-it për president të Shteteve të Bashkuara, si dhe mbërriti në Serbi direkt nga tubimi mbështetës në Pensilvani.