Sheshi u ndërtua për nevojat e qytetarëve, apo për nevojat e BDI-së?

Këtë mbrëmje, hapësirat e sheshit “Skënderbeu” në Çarshinë e Shkupit janë mbuluar me flamuj partiak të BDI-së. Ndonëse nuk ka të paralajmëruar ndonjë eveniment partiak, flamujt qëndrojnë në shesh, duke hutuar kalimtarët, të cilët pyesin nëse sheshi është ndërtuar për qytetarët, apo për BDI-në.
Një pjesë e banorëve të Çairit edhe ashtu ishin të pakënaqur me sheshin, duke thënë se kanë nevoja elementare siç janë ndërtimi i kanalizimit dhe rrugëve, e aspak nuk u bën përshtypje sheshi.
Gjithashtu, vendosja e simboleve partiake mund të llogaritet edhe si fillim i parakohshëm i fushatës zgjedhore, që gjithashtu është në kundërshtim me kodin zgjedhor.