Sheshi Iliria në Tetovë parking për veturat

Afaristët e lokaleve në sheshin Iliria shprehen se kanë kërkuar nga komuna e Tetovës dhe nga Sektori I punëve të Brendshme në Tetovë të ndërmarrin masa por deri më tani kjo nuk ka ndodhë, transmeton Gazeta Express duke iu referuar MRT-së.
“Shikoni veturat pengojnë shumë në qendër, është si qendër sa e dimë ne edhe këmbësorët janë në rrezik, edhe krejt lokalet janë në rrezik, dhe për këtë duhet të merret masa adekuate dhe të konsultohen me ne që kemi lokale këtu. Kemi kërkuar edhe nga Komuna edhe nga policia mirëpo komuna nuk ka mirëkuptim me policin. Policia duhet të merë masa. Kemi pasur raste kurë ndihma e shpejtë është dashur të vij këtu por një orë ka pritur”…

“Shumë është problem, pengojnë por as kush nuk merë masa a kanë vendosur ndalesën atje por as kush nuk respekton dhe parkohen ku të duan. Polici as një herë nuk vinë, kemi problem ora 2-3 krejt vetura bëhet”…

“Për ne vërtet është keq se vinë I parkojnë veturat para lokaleve. Duhet të zgjidhet ky problem kështu nuk është mirë, ne I parkojmë vetë veturat edhe për ne është problem”, thanë qytetarët e anketuar.

Sipas komunës së Tetovës të gjitha masat që është dashur të merren nga to janë marrë, por edhe pse kanë vendosur shenjën ku tregon se është Zonë këmbësorë por, siç duket nga pamjet e kamerës sonë këtë shenjë nuk e respekton as kush.