Kryetari i SHGM Mlladen Çadikovski, ka reagur ashpër ndaj sulmeve që u janë bërë gazetarëve gjatë rrethit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021.

Çadikovski deklaronë se jemi të gjithë dëshmitarë të ofendimeve të shumta, sulmeve të rënda, duke rrezikuar jetën personale dhe profesionale të gazetarëve.

KRYETAR I SHGM-së MLLADEN ÇADINOVSKI

“Po hymë në fazën më nervoze të fushatës. Prandaj ju paralajmërojmë që doemos duhet ta ndaloni këtë trend të sulmeve. MPB dhe prokuroria të reagojnë dhe dëshmojnë se sulmi ndaj fjalës dhe mendimit të lirë nuk tolerohen. Pasi të mbarojnë zgjedhjet, ne gazetarët nuk do të bimë në gjumë dhe të mendojmë se deri dje në zgjedhje ishte e lejuar gjithçka, ndërsa pas zgjedhjeve fillon demokracia”

Në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve ka reaguar edhe gazetarja e Euronews Albania, e cila gjatë mbatjes së zgjedhjeve lokale ishte në teren, ku ka ndjekur nga afër rrjedhjen e procesit zgjedhor që nga fillimi e deri në mbarim.

Ferikan Iljazi Arifi, gazetare e Euronews Albania

“Ajo që ndodhi gjatë fushatës zgjedhore por edhe ditën e zgjedhjeve është shumë shqetësuese për neve gazetarët e Maqedonisë së Veriut pasi që këto incidente të vogla kushtimisht thënë, shumë shpejtë të shndërrohen në sulme më të mëdha fizike. Për këtë shkak u detyruam që të alarmojmë në këtë mënyrë. Autoritetet sa më shpejtë ti zbardhin rastet dhe të japin shembull të dënueshmërisë së atyre që e marrin guximin të sulmojnë gazetarë”.

Kryetari i SHGM-së më tej i bën thirrje MPB-së që të reagojnë sa më shpejtë ndaj këtyreve raste dhe të ndërmarin masat e duhura që gazetarët në terren të bëjnë punen e tyre pa pengesa.