Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot është në Romë për vizitë pune në kuadër të shënimit të 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë Shën Kirili dhe Metodi. Në kuadër të kësaj vizite, të pranishëm janë gazetarë dhe punonjës mediatik të disa mediave për të informuar mbi për ngjarjen.

Për përzgjedhjen e këtyre mediave private, që është në llogari të buxhetit të qytetarëve, nuk ka sqarime nga ana e Qeverisë se cilat janë kriteret dhe pse pikërisht këto media janë ftuar.

Jashtë faktit që vizitat qeveritare në llogari të shtetit duhet të ndiqen nga serviset mediatike publike e jo private, kjo qasje selektive e Qeverisë, pa kurrfarë kriteresh, mund të interpretohet edhe si favorizim të mediave konkrete. Mungesa e kritereve transparente dhe të qarta lidhur me atë se si është bërë përzgjedhja, se cila media do të raportojë për vizitën zyrtare qeveritare në Romë krijon diskriminim në sektorin mediatik dhe i vendos mediat në pozitë të pabarabartë.

Shfrytëzimi i resurseve publike që të stimulohen vetëm disa media të caktuara në vizitat zyrtare në shtetet e huaja është joprofesionale dhe është në dëm të mediave, por edhe të qytetarëve. Nevojitet që të gjitha mediumet të kenë qasje korrekte dhe transparente deri te informatat që të ruhet raportimi objektiv dhe interesi publik në raportet mediatike.

Këtë praktikë të Qeverisë, e zbatoi edhe Kuvendi kur para dy javësh në mënyrë jotransparente dhe pa kritere ka përzgjedhur një media private për vizitë zyrtare në vend të huaj, me çka bëhet e qartë se këto procese të rrezikshme, karakteristike për disa kohëra tjera mediatike, kthehen dhe i kërcënohen sërish lirive mediatike.

SHGM, SPGPM dhe KEMM për këtë situatë të krijuar do t’i informojnë të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat i ndjekin çështjet me pavarësinë e mediave dhe të drejtave të gazetarëve në Maqedoni thuhet në njoftimin e SHGM, KEMM, SPGPM.