Një luftë dramatike me fishekzjarrë që pushtoi një lagje të Çikagos në SHBA, është kapur në kamerë.

Thuhet se dy grupe rivale morën pjesë në këtë luftë, por burime të tjera thonë se ata ishin thjeshtë një grup shokësh të cilët vendosën të argëtoheshin me fishekzjarrë.

Fishekzjarrët u incizuan duke u shkrepur nëpër lagje, përderisa rivalët luftuan mes vete dhe videoja më pas u publikua në YouTube.

Një veturë e policisë mund të shihet duke kaluar nëpër lagje, para se konfrontimi të fillojë.

Pak më vonë, dikush shihet duke vrapuar nëpër rrugë i cili më pas shkrepë një fishekzjarr në drejtim të një personi tjetër.