Në një emision debativ në AlsatM, ku pjesëmarrës ishin 3 partitë nënshkruese të Përzhinos, LSDM, BDI dhe PDSh, pasi VMRO kishte refuzuar, u debatua kryesisht për tradhtinë që ia bënë drejtësisë dhe demokracisë trinomi VMRO, BDI dhe PDSH përmes mos votimit të Ligjit të mbrojtjes së dëshmitarëve. 

Përfaqësuesi i PDSH Luan Tresi mos votimin e Ligjit që do ju sjellte zgjidhjen e rasteve të montuara dhe drejtësi për të burgosurit shqiptarë e arsyetoi me atë që inicijativa ka qenë e pa harmonizuar.

Petre Shilegov përkufizoi se pretendimet e BDI-së dhe PDSH-së janë të pavaza përshkak se 20 ditë më herët BDI dhe PDSH kanë pranuar propozim Ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve dhe kanë qenë mirë të informuara për çdo propozim-nen të saj. Nuk është e vërtetë se s’kanë qenë të informuara. LSDM-ja kërkoi takim koordinues të grupeve Parlamentare që të pregaditen për votim, VMRO refuzoi, BDI e pranoi deklarativisht por gjatë votimit votoi kundër, ndërsa PDSH-ja nuk u deklarua në koordinim, ndërsa edhe ajo si BDI-ja votoi kundër Ligjit.

Me këtë rast reagoi Bujar Osmani i BDI-së duke thënë se partia që përfaqëson ai ka mbështetur fuqishëm punën e Prokurorisë Speciale, ndërsa gjatë votimit ka pas mos koordinim të grupit parlamentar. 

“Jeni kontradiktor z.Osmani. Sëpari thoni që nuk e keni ditë përmbajtjen e 2 propozim Ligjeve, nga ana tjetër refuzoni votimin pro, ndërsa 4 deputete të BDI-së e votuan, a mos keni ndonjë përçarje të re në BDI që 4 deputet votojnë ndryshe nga shumica”, ka ironizuar Shilegov.

Më pas vazhdoi sulmet Shilegov duke ju thënë: A pajtoheni me një njësi zgjedhore që propozoi LSDM-ja, me ç’rast Bujar Osmani u tërhoq duke thënë ne pranojmë 3 ose 6 njësi zgjedhore. Atëherë Shilegov ia ktheu që edhe me 3 njësi ashtu si 6 njësi apsolutisht vota nuk do të jetë e barabartë dhe kjo ju bën juve parti joserioze. Me ton hidhërues Bujar Osmani e pranoi që BDI nuk don 1 njësi zgjedhore.