LSDM nesër do të dorëzojë inicativë për komentimin autentik të vendimit për falje të presidentit Gjorgje Ivanov.

“Ju e varrosët Marrëveshjen e Përzhinës dhe kjo është grupim koalicioni me të cilin nuk do të bisedojmë më. E rrënuat Prokurorinë Speciale dhe u vendosët në mbrojtje të bandave kriminale. Nuk ka antagonizëm midis dy partive maqedonase, por midis kriminalitetit dhe drejtësisë. E shkelët veten, për të mos parë Gruevskin në burg, aty ku e ka vendin”, theksoi deputeti i LSDM, Petre Shilegov, duke i replikuar deputetit të BDI, Xhevat Ademi. Ky i fundit theksoi se po të mos ishte BDI vendi do të shkonte në zgjedhje njëpartiake.  Ai përsëriti qëndrimin se partia e tyre është për heqjen e faljes. (INA)