Anëtarët e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupcionit dhe të punësuarit në Drejtorinë për kundëzbulim financiar nuk guxojnë të behen instrumenta në duyrt e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij – ka paralajmëruar sot Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së. 

“Sipas informatave që kemi këto dy institucione kanë hapur hetime për shumë organizata qytetare të cilat njihen për kritikat ndaj qeverisë dhe Gruevskit. E dimë se porositës i këtyre hetimeve është Vlladimir Atanasovski, drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ndërsa më herët ka qenë drejtor pikërisht i Drejtorisë për kundërzbulim financiar.

I bëjmë apel qytetarëve që të kërkojnë të drejtat e tyre që ju takojnë dhe të kërkojnë punë të ndershme dhe të drejtë nga institucionet. Nikolla Gruevski dhe pushteti i tij i mbuluar me kriminalitet janë e kaluar tashmë dhe ju bëjmë thirrje të gjithë institucioneve që të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe mos bien preh e presionit të minutave të fundit të këtij pushteti.” thotë Shilegov.