Ballina Lajme Maqedoni Shilegov: Me urdhër të DSK-së po kontrollohet puna e 22 OJQ-ve dhe...

Shilegov: Me urdhër të DSK-së po kontrollohet puna e 22 OJQ-ve dhe 42 personave kritikues të pushtetit

Zëdhënësi i LSDM-së dhe deputeti i Kuvendit, Petre Shilegov sot deklaroi se sipas informacioneve me të cilat posedojnë, pas nismës së drejtorit aktual të DSK-së dhe ish drejtorit të Drejtorisë për kundërzbulim financiar, Vladimir Atanasovski, Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit ka kërkuar kontroll mbi 22 organizata joqeveritare, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Drejtoria për kundërzbulim financiar, sipas informacioneve, ka hapur kontrolle për 22 OJQ. Janë hapur kontrolle edhe për 42 persona fizik, kritikues të hapur të sundimit të Gruevskit”, tha Shilegov.

Ai porositi se Komisioni anti- korrupsion dhe Drejtoria për kundërzbulim financiar nuk guxojnë të jenë “instrument i liderit të VMRO DPMNE-së Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët për interesa personale duan të qërojnë hesapet me opinionin demokratik.

“Porosisim institucionet e shtetit që mos të mendojnë të bien pre e presioneve që po tenton t’i bëj i frikësuar Nikola Gruevski në ditët e fundit të VMRO DPMNE-së. Nikola Gruevski dhe pushteti kriminel janë diçka e kaluar. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë vendosën për ndryshime. Vjen qeveri e re përgjegjëse në R. e Maqedonisë. Do të ketë përgjegjësi për të gjithë që kanë punuar kundër interesave të qytetarëve ose kanë qenë pjesëmarrës të regjimit në aktivitetit kundër- ligjore”, shtoi Shilegov.