Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov i vlerësoi si aktivitete parazgjedhore për njollosjen e tij akuzat e VMRO-DPMNE-së opozitare se nuk ka publikuar tenderë dhe marrëveshje për furnizimet në Qytet. Ai tha se në qytet të gjitha procedurat ishin zbatuar sipas ligjeve.

“DPMNE gjatë tre e gjysmë viteve të kaluara nuk po ka sukses, sepse nuk ekziston, të krijojë skandal në institucionin Qyteti i Shkupit, e as që të lidhë ndonjë skandal me mua si kryetar. Unë jam i vetëdijshëm, por edhe shkupjanet janë të vetëdijshëm se tashmë po hymë në periudhën parazgjedhore për zgjedhjet lokale. Dukshëm duke mos pasur ofertë dhe mënyrë se si t’u përgjigjen politikave dhe aktiviteteve të reja të qytetit, do të tentojnë të krijojnë skandale siç ishte shkalla për shuarjen e zjarrit ose akuza e sotme se nuk kemi publikuar tender për pastrimin e deponisë në Vizbeg”, tha Shilegovi, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të aksionit për ushtrim në Shkup.

Ai tha se me këtë, nga VMRO-DPMNE-ja e kanë pranuar se problemi shumëvjeçar me deponinë në Vizbeg është zgjidhur dhe ajo është pastruar.

Në mënyrë shtesë, tha, nëse e njohin ligjin do ta dinë se nëse ndonjë tender ose marrëveshje nuk publikohet në faqe, vetëm sistemi e bllokon institucionin.

Ai theksoi se këto sulme priten para zgjedhjeve, sepse nuk kanë ofertë për qytetarët, me çka, siç tha, do të tentojnë të krijojnë pasqyrë se ai është kriminel ose se në Qytet nuk punohet në rregull.