Bartësi i listës së kandidatëve të koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja për Njësinë e gjashtë zgjedhore, Petre Shilegov sot e vizitoi Tearcën, me ç’rast paralajmëroi projekte infrastrukturore për përmirësimin e jetës së popullatës.

“Qytetarët e Tearcës, si dhe qytetarët në Maqedoni meritojnë jetë më të mirë në Maqedoni, meritojnë jetë në shtëpitë e tyre. Këtu në Tearcë qytetarët meritojnë të kenë kanalizim dhe ujësjellës bashkëkohor”, tha Shielgov.

Sipas tij, plani për jetë në Maqedoni parashikon ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në territorin e tërë komunës, si dhe ndërtimin dhe rikonstruimin e rrjetit sekondar për furnizimin e ujit.

Shilegov tha se duhet të rikonstruohen edhe rrugët në fshat që i lidhin vendbanimet.