VMRO-DPMNE-ja duhet të ndërpresë me mbrojtjen e Marko Zvërlevskit dhe krimit në këtë vend, tha në konferencën e sotme për shtyp në Kuvendin e Maqedonisë deputeti i LSDM-së Petre Shilegov.

Sipas tij, deputetët e kësaj partie janë instrumentalizuar dhe përmes tentimit që të bëjnë bllokim total të Kuvendit veprojnë jashtëzakonisht vetëm në mbrojtje të krimit të udhëheqësisë së tyre partiake.

“Ne jemi të vetëdijshëm se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është jashtëzakonisht nervoze për shkak të proceseve gjyqësore që i presin. Por, nervoza e tyre nuk do ta pengojë drejtësinë dhe nuk do të pengojë që përfundimisht në Maqedoni të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe në mënyrë të barabartë të përgjigjen për veprimet e tyre. Për këtë arsye deputetëve të VMRO-DPMNE-së u rekomandojmë që ta ndryshojnë retorikën, mënyrën e fjalimit të të tyre, sjelljen në Kuvend dhe mënyrën e tyre në funksionimin kuvendor me të cilin përpiqen të shkaktojnë incident në sallën parlamentare”, tha Shilegov.

Ai shton se në qoftë se me të vërtetë besojnë në interpretimin e tyre të nenit 8 a nga Kodi zgjedhor dhe se shkarkimi i Zvërlevskit do të ishte joligjore, kjo, thotë, është arsye më shumë që të tërhiqen debatet, retorikat, replikat dhe kundërreplikat e pakuptimta të vetë atyre dhe nëse është me të vërtetë joligjore ky shkarkim që Zvërlevski edhe nesër të mund të vendosë procedurë për joligjshmëri të këtillë.