Në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar ish pronari i Universitetit “Kristal”, Ahmet Muça.

Muça akuzohet për “falsifikim diplomash”.

Ai ishte në hetim nga prokuroria prej dy muajsh.  Sipas saj Muça shiste diploma edhe pas mbylljes së universitetit.

Universiteti “Kristal” ishte një nga shumë institucionet arsimore që u mbyll nga qeveria “Rama 1 ” pasi nuk plotësonin kriteret.

Raportohet se është shpallur në kërkim edhe një shtetas me inicialet E.P. i cili është bashkëpunëtor i Muçës në aktivitetin e jashtëligjshëm.

Ai ishte nën hetim nga prokuroria prej dy muajsh. Sipas të dhënave bëhet me dije se Muça, shiste diploma me logon e ish-universitetit “Kristal” edhe kohët e fundit, disa vite pas mbylljes së tij.

Universiteti Kristal ka më shumë se 3 vite që është mbyllur me vendim të qeverisë, por pavarësisht këtij fakti, Muça në muajt e fundit kishte vijuar që të shiste diploma me vlera që variojnë nga 2500 euro. Diplomat lëshoheshin me datën dhe vulat kur “Kristali” ishte i hapur. Biznesmeni i njohur ka pajisur me diploma disa persona që nuk rezultojnë të regjistruar.

Raportohet se prangosja e tij është bërë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm nnga uniformat.