Londër-Del nga shinat tramvaja, 5 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Sipas policisë, 5 persona kanë vdekur dhe dhe qindra të tjerë janë plagosur pasi një tramvajë në Londër doli nga shinat.
Policia rrugore britanike ka arrestuar shoferin e tramvajës, por arsyeja nuk është përcaktuar akoma.
Disa persona kishin ngecur brenda dhe më shumë se 50 të tjerë u dërguan në spital.

Dega që merret me hetimet e aksidenteve rrugore tha “se tramvaja e kishte kaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit”.
Kryetari i bashkisë në Londër, Sadiq Khan, tha se numri i të vdekurve nuk ishte përcaktuar përfundimisht dhe se mund të kishte persona të tjerë që mund të kishin ndërruar jetë.
Ambulanca e Londrës tha se 50 persoant e plagosur ishin dërguar në Spitalin e Croydon University dhe St. George, në Tooting, në Londrën jugore.

Në St. George po kuroheshin 20 persona, 4 prej të cilëve ishin të plagosur rëndë dhe 16 të tjerët kishin plagë të lehta.
Drejtoi i klinikës Dr. Phil Moss tha se 3 prej tyre i ishin nënshtruar operacionit dhe mund të qëndronin në spital për javë ose muaj të tërë.
Drejtori i spitalit Croydon University, Dr. Nnenna Osuji, tha se 30 pacientët e tjerë ishin sjellë nga ambulanca dhe 7 të tjerë kishin arritur më këmbë.

“Masakra”

Tramvaja e përmbysur duket se ka mbetur në një ndarje të një nënkalimi dhe duket qartë se ka dalë nga shinat ku udhëtonte.
RAIB (Dega e hetimeve të aksidenteve rrugore) tha se tramvaja kisha dalë nga shinat pasi ishte përpjekur të kthehej në të majtë ndërkohë që udhëtonte me shpejtësinë 19 km/h.

Tramvaja nuk ishte e pajisur me asnjë sistem mbrojtës që mund të bënte të mundur frenimin automatik në qoftë se ishte duke ecur shumë shpejt.

Andy Smith, një kalimtar i rastit, tha se ishte duke pritur në një stacion autobusi aty pranë kur dëgjoi një gërricje, pastaj një përplasje.
“Ktheva sytë tek shinat dhe pashë një masakër. Kishte shumë ulërima dhe të gjithë i kishte zënë paniku. Ishte një skenë makabër”, u shpreh ai.

Peter Allan Jones, i cili jeton në një banesë në anë të kundërt të vendit ku u përplas, tha se kishte parë njerëz të plagosur duke u zvarritur drejt rrugës kryesore.
Ai tha se të gjithë ishin mjaft të tronditur.

Në rrugën ku ndodhi aksidenti mbizotëron një heshtje e frikshme.
Në vend të trafikut të zakonshëm që krijonin makinat, autobusët dhe tramvajat, qëndrojnë në këmbë vetëm disa policë duke kërkuar nën rrënoja.

Policia ka rrethuar me një shirit vendin të përmbysjes së tramvajës, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
Gavin Barwell, një anëtar i parlamentit anglez ,ka bërë thirrje për një “hetim të plotë që shpjegon shkakun e aksidentit”.

“Shumë nga punonjësit e mi e përdorin tramvajën çdo ditë kështu që shumë nga ta do marrin parasysh mund të kenë qenë ata të cilëve mund t’u kishte ndodhur kjo gjë”, tha ai.

Kryeministrja Theresa May ofroi mendimet dhe lutjet e saj dhe tha se qeveria ishte e lidhur ngushtë me shërbimet e emergjencës dhe autoritetet e tjera për të siguruar që është duke u bërë çdo gjë e nevojshme për ta kaluar këtë incident të tmerrshëm.

“Jam në kontakt me shërbimet e emergjencës dhe transportit në Londër, të cilët janë duke punuar jashtëzakonisht shumë në rrethana shumë të vështira për të marrë situatën nën kontroll dhe për të kuruar të plagosurit”, tha Khan.

Shërbimi i transportit për Londrën thuhet se nuk do funksionojë për tramvajat në dhe Croydon Addington Village, Harrington dhe Elmers End për pjesën tjetër të ditës.