Shkëndija e Tetovës shkëlqeu me lojë e rezultat 2:0 në ballafaqim me Cracovia-n nga Polonia. Shkëndija krijoi një epërsi të shkëlqyeshme për takimin e kthimit të rrethit të parë eliminatorë të Europa League në futboll

Futbollistët kuqezi dhuruan lojë të bukur në stadiumin “Philip II” në Shkup dhe me plotë meritë shënuan fitore 

Skuadra tetovare  tregoi se është më e mirë dhe ky triumf i jep qetësi për sfidën e kthimit pas një jave. Besart Ibraimi, shënuesi më i mirë në Maqedoni,e hapi serinë e golave në minutën e 41-të pas asistimit të jashtëzakonshmit Ferhan Hasanit.

Junior në minutën e 68-të vulosi fitoren e tetovarëve me rezultat 2:0 dhe që i jep përparësi për takimin e kthimit në Cracovia.