Ajsbergu më i madh i parë ndonjëherë po shkëputet nga Antarktida.
Mendohet se madhësia e ajsbergut mund të jetë sa Delaueri apo ishulli i Trinidad e Tobagos.

Alarmi vjen nga shkencëtarët e Universitetit të Swansea-t në Uells. Fenomeni është evidentuar edhe gjatë viteve të shkuara, por në dhjetor sipas studiueseve ka pësuar një përshpejtim drastik dhe tani akulli i shkëputur ka një gjatësi prej 80 km.

 
 
 

Ekspertët pohojnë se fenomeni mund të jetë pararendësi i një frakture më të thellë të platformës së Larsen C, një prej treshes që përbëjnë platformën e akullt të pozicionuar në zonën perëndimore të detit Ëeddell, përgjatë bregdetit lindor tëAntarktidës, shkruan TCH.

Larsen C është rreth 350 metra i trashë dhe lundron në ujerat e skajshëm tëAntarktidës perëndimore, duke penguar rrjedhjen e akullnajave të tjera që mbështeten tek ajo. Shkencëtarët mendojnë se ajsbergu do të ndryshojë në mënyrë radikale peizazhin e Antarktidës./albeu.com/