Një shkencëtar australian ka fituar çmimin “Ig Nobel” për shpikjen e tij që rikthen vezën në të freskët, pasi është zier. 

Profesori i kimisë, Colin Raston nga Universiteti Flinders në Adelajde dhe grupi i tij i punës kanë krijuar pajisjen “Vortex Fluidic”, që shpërbën proteinat, përfshirë ato që i japin strukturën e fortë vezës së zier. 

Nxehtësia bën që proteinat e mëdha të së bardhës së vezës të lidhen së bashku duke formuar një masë të ngjeshur, për t’i dhënë më pas vezës ngjyrën e bardhë dhe fortësinë. 

Pajisja e Rastonit i vendos këto proteina në një tretësirë, nëpërmjet një gypi rrotullues, ku forca e shpërbërjes i nxjerr ato në vijë të drejtë për t’i kthyer në formën e tyre origjinale. 

Në këtë proces, veza nuk mund të përdoret e pathyer, me lëvozhgën e saj, apo t’i shtohet kripë e piper, por pajisja gjen një zbatim në rritjen e efektit të ilaçeve për kurimin e kancerit.