Dy ekipet shqiptare Shkëndija dhe Shkupi i kanë dhënë fund rrugëtimit në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa avansim për në gjysmëfinale ka marrë Struga Trim Lum. Pikërisht këta të fundit eliminuan Shkëndijën në Tetovë në fazën çerekfinale përmes penalltive, pasi minutat e rregullta të ndeshjes u mbyll me barazim pa gola.

Epilog i njejtë ishte edhe në takimin e luajtur në kryeqytet, me Makedonija Gjorçe Petrovin të cilët ishin më të saktë se Shkupi në ekzekutimin e penalltive. Pas rezultatit 1:1 në Kratovë, Sileksi në gjuajtjen e penalltive eliminoi Bregallnicën dhe u kualifikua për në gjysmëfinale. Ndërkohë ndeshja Pelisteri-Vardari u anulua për shkak kushteve jo të mira për lojë dhe e njejta me shumë gjasa do të luhet me 14 dhjetor pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor.