UEFA ka përcaktuar tre vazot me 32 skuadra që do të luajnë në raundin e dytë të eliminatoreve për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Grupi 1 dhe 2 janë të përbërë nga 10 skuadra, ndërsa grupi 3 me 12 skuadra. Në bazë të koeficientit të pjesëmarrjes në kupat e Europës, skuadrat janë vënë në renditje nga lart ato me koeficient më të lartë, ndërsa në fund ato me koeficient më të ulët. Në grupet 1 dhe 2 skuadra janë ndarë 5 nga 5, që do të thotë se njëra nga 5 skuadrat e para do të përballet me një nga 5 skuadrat e dyta.

Shkëndija e Tetovës ndodhet në grupin 1, aty ku renditet si skuadër favorite dhe do të ketë përballë një nga këto skuadra: Suduva (Lituani), CFR Cluj (Rumani), Ferencvaros (Hungari), Nomme Kalju (Estoni), ose Ararat-Armenia (Armeni).

Ndërkohë Partizani renditet në pjesën e skuadrave jofavorite të grupit 2 dhe do të vihet përballë njërit prej 5 këtyre kundërshtarëve, që janë favoritë: Celtic (Skoci), Qarabag (Azerbajxhan), Sheriff Tiraspol (Moldavi), F91 Dudelange (Luksemburg), ose Slovan Bratislava (Sllovaki).