Besart Abdurahimi dhe Xhelil Asani nuk janë më futbollistë të Shkëndijës. Kryesia dhe lojtarët me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë para kohe kontratat. Të pakënaqur me hapësirat e pakta për të luajtur Abdurahimi dhe Asani kanë kërkuar largimin, ndërsa Shkëndija nuk bëhet pengesë në këtë drejtim dhe lejon futbollistët si lojtarë të lirë të gjejnë skuadër ku do të vazhdojnë karrierën.

KF Shkëndija falënderon Abdurahimin dhe Asanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, ndërsa u dëshirojmë shëndet dhe suksese në të ardhmen.