Shkëndija e Tetovës nuk po arrin të gjejë rezultatet pozitive në sezonin e ri garues 2019/20 në LPFM, pasi sot ka pësuar edhe disfatën e dytë, duke u mundur nga Sileksi në transfertë me rezultat 1:0 në kuadër të xhiros së dytë në kampionat.

Kampionët në fuqi në Kratovë u ndëshkuan nga një gol i vetëm i Duranskit në minutën e 48-të, që në fund rezultoi fatal për tetovarët, ndërsa tri pikë shkuan në konton e Sileksit.

Shkëndija ndodhet në një “kolaps” të vërtet dhe nuk po arrin të zhbllokohet asesi. Me disfatën e sotme që është edhe e dyta për kuqezinjtë, skuadra e Qatip Osmanit renditet e fundit në tabelë me 0 pikë në konto.

Takimin e radhës në kampionat, Shkëndija e luan kundër Makedonija Gjorçe Petrovit.