Shkëndija, nis sezonin me fitore!

Klubi tetovar “Shkëndija”, i cili tashmë synon t’i arrijë sukseset dhe nivelet evropiane, e ka nisur sezonin me fitore në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Në ndeshjen që u zhvillua sot në Tetovë ndaj “Sileksit”, ajo ka fituar 2;0, duke dhënë hapur derën e vullnetit për sukses. Golashënues ishin Jufo dhe Ibrahimi.