Shkëndija ka zhgënjyer sërish, këtë herë në eliminatoret e Europa league, teksa ka humbur me rezultatin 1-2 përballë skuadrës nga Luksemburgu, Dudelange.

Një javë më parë kuqezinjtë u eliminuan nga Champions League, pas një humbjeje të befasishme përballë Nomme Kalju, ndërsa të njëjtin fat patën edhe në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Europës.

Agim Ibrahimi shënoi që në minutën e 7 me penallti për kampionët nga Tetova, duke dhënë idenë se do të jetë një ndeshje e lehtë, por në pjesën e dytë nuk rezultoi aspak kështu.

Kjo pasi luksemburgasit shënuan dy herë brenda 4 minutave në pjesën e dytë, teksa në të 64-ën barazuan me anë të Bettaieb dhe më pas kaluan në avantazh me anë të Sinanit, që shënoi me 11-metërsh.

Takimi i kthimit mes dy skuadrave do të luhet javën e ardhshme në Luksemburg, por me rezultatin e sotëm Shkëndija komplikoi totalisht kualifikimin për në turin tjetër.