Sot, ndërroi jetë Ejup Rexhepi, profesor i historisë (në moshën 70-vjeçare), nga Bogovina e Tetovës!

Ejup Rexhepi, udhërrëfyes i shkencës së historisë, u lind më 19 janar 1953, në një familje të fisme.
Shkollimin fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm – Normalen, e kreu në Tetovë.
Ejup Rexhepi studioi historinë në Fakultetin filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndër gjeneratat e para, kur sapo ishte themeluar Universiteti i Prishtinës.
Në përfundim të studimeve, angazhohet si mësimdhënës i klasave të ulëta në shkollën fillore në fshatin Kamjan. Pas diplomimit, e fillon karrierën e gjatë të mësimdhënësit të historisë, në Shkollën e Mesme Bujqësore, në Tetovë. Si profesor i historisë, Ejup Rexhepi ka punuar deri në pensionim, në vitin 2017.
Në vitet e 80-ta, Ejup Rexhepi e përjetoi me shumë vështirësi periudhën e histerisë antishqiptare në shkollat e Maqedonisë (periudha e të ashtuajturave paralele të përziera, kur me dhunë hiqet e drejta e mësimdhënies në gjuhën shqipe)!
Pas përmbysjes së diktaturës jugosllave, Ejup Rexhepi e përjetoi edhe frymën e fjalës së lirë!
Falemnderit për gjithë kontributin e dhënë në profesionin e shenjtë të mësimdhënies!

Prehu në paqe profesor, Ejup REXHEPI!