Përplasje mes Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Tetovës për mos rregullimin e pullazit të Shkollës “Liria”, për çka drejtoria vendosi për ndërprerjen e mësimit për disa paralele. I pari i arsimit Pishtar Lutfiu tha se dikasteri që ai drejton pret kërkesën nga Komuna e Tetovës, njofton Alsat-M

Por nga sektori për Arsim i Komunës së Tetovës, thonë se kanë bërë një sërë kërkesash dhe Ministria tani më i ka të njëjtët.

“Kërkesa është bë, edhe dy vitet e kaluara është edhe tani. Ashtu që kërkesën ne e kemi dërguar në Ministri të Arsimit dhe në kuadër të kompetencave që ne i kemi dhe jemi në pritje që të llohet sa më shpejtë rinovimi i këtij objekti”, tha Ahmed Qazimi, Sektori për arsim i komunës së Tetovës.

Përderisa Institucionet përplasen mes vete, nxënësit tashmë dy ditë nuk ndjekin procesin mësimor, ndërsa prindërit insistojnë në zgjidhjen e shpejtë të problemit.