Hulumtimi i Shoqatës së hulumtuesve dhe analistëve të rinj të Shkupit për zhvillimin infrastrukturor dhe tekniko-teknologjik për 799 shkolla fillore në Maqedoni ka treguar të dhënat katastrofale ku thuhet se numër i madh i shkollave nuk i kanë as kushtet elementare për orë mësimore, njofton Portalb.mk.

Shoqata ka marrë të dhënat për 498 shkolla periferike dhe 301 shkolla fillore qendrore. Analiza tregon se në Maqedoni kemi 578 shkolla rurale dhe 221 shkolla urbane. Gjendja me zhvillimin infrastrukturor dhe aparaturës tekniko-teknologjike në shkolla është shumë më mirë në ato qendroret se sa ato periferiket. Kushtet më të këqija ka në shkolla rurale.

Në 30 shkolla fillore dhe periferike të Maqedonisë nuk ka mjete sanitare, kurse që të ndërtohen tualetet në këto shkolla janë të nevojshme 378 milionë euro.

Në Kumanovë 4 shkolla nuk kanë tualete, një nuk ka në Krivogashtani, 3 në Kërçovë, 4 në Zellenikovë, 2 në Zhelinë, 1 në Gostivar dhe 1 në Bogovinë.

Me nga një shkollë pa kushte sanitare ka edhe në Vrapçisht dhe Zhelinë.

Komuna me më së shumti shkolla që nuk ka mjete sanitare është Nagoriçi i Vjetër me 6 shkolla periferike. Shkolla pa mjete sanitare ka edhe Sopishtë me 2, Rosomani, Mavrova dhe Rostushe, Strumica dhe Struga me nga 1.

Në 40 për qind të shkollave nuk ka as rrjet të internetit dhe biblioteka.

Sa i takon aparaturës teknologjike, më së shumti ka shkolla në Sopishtë: 56 kompjuterë për 137 nxënës të regjistruar. Ka smart-tabela, tabela magnetike, grafoskopë, projektorë, aparaturë për video dhe sistem muzikor.

Kurse më së paku mjete ka një shkollë në Haraçinë të Shkupit, ku për 1.758 nxënës të regjistruar ka 8 kompjuterë. Nuk ka tabela magnetike, smart-tabela, sistem muzikor dhe as mjete për video.