Zyrtarë të Egjiptit kanë bërë me dije se ka shkuar në 26 numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimit në Egjipt, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur rëndë.

Guvernatori i provincës Minya në Egjipt, Essam al-Bedaiwy, tha se persona të armatosur kishin sulmuar sot autobusin, teksa dhjetra të krishterë ishin duke shkuar të një manastir.

Personat e armatosur u afruan me tre automobila, kryen sulmin dhe u larguan, ka njoftuar Ministria e brendshme e Egjiptit.

Sulmin nuk e ka marrë përsipër asnjë grup, por ISIS ka kryer edhe sulme të tjera ndaj kësaj popullate e cila është vetëm 10% e të gjithë popullësisë në vend.