Gjashtë turistë kanë ndërruar jetë mbrëmë pas motit të keq që kaploi pjesën veriore të Greqisë, ndërsa më shumë se tridhjetë të tjerë kanë ngelur të plagosur, kanë konfirmuar autoritetet greke.

Shefi i mbrojtjes civile Harlambos Sterjadis e ka përshkruar momentin si “fenomen i paparë më herët” i cili zgjati vetëm 20 minuta.

“Për herë të parë gjatë karierës sime 20 vjeçare kam parë një gjë të tillë, papritur ka filluar gjithçka” ka deklaruar Atanasion Kalcas, drejtor i qendrës medicinare të Nea Mudanjas, ku ishin pranuar shumë të plagosur.

“Këto kushte klimatike janë të jashtëzakonshme pasi që kjo periudhë e vitit është e nxehtë dhe e thatë” është shprehur meteorologu grek, Kearkos Mursakis.