Pasi arriti të nxjerrë gruan nga ujërat e Vardarit, babai i saj e rrahu dhe ka bërtitur pas saj, thonë dëshmitarët okular, përcjell Fol.

Nga ujërat e Vardarit, në qendër të Shkupit, pasdite dy njerëz arritën të shpëtojnë gruan njëzet e shtatë vjeçare, e cila sipas dëshmitarëve okularë është hedhur në lumë para Urës së gurit.

Gjatë përpjekjes për të shpëtuar, gruaja dhe një prej shpëtimtarëve u bllokuan në tubat e parë të lumit. Pastaj në ujë është futur një burrë tjetër, i cili u ndihmoi të arrinin në një breg të krijuar në lumë dhe pastaj një tjetër, sollën gruan e re në bregun përgjatë lumit Vardar.

Pasi u nxorr nga ujërat e Vardarit, gruaja me ambulancë është dërguar në spitalin “8 shtatori”.

Nga policia njoftojnë se rasti është raportuar në orën 13.30 dhe kur ata arritën në vendin e ngjarjes, takuan M.A. (27) dhe babain e tij M.A. (44). /Fol/