Këtë fundjavë, gjegjësisht të dielën do të bëhet dezinsektimi i parë për këtë vit i mushkonjave në zonën e Shkupit.

Aktiviteti do të vijojë deri të enjten, prej orës 23:00 deri ora 04:00 të mëngjesit, kumtojnë nga pushtetet lokale.

Përderisa kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, e njëjta do të vazhdojë në ditën tjetër në vijim, deri atëherë kur do të përmirësohen kushtet e motit. Njoftohen bletarët të marrin masa për mbrojtjen e bletëve.