Ministria e Shëndetësisë informon se prej javës së ardhshme në lagjen e Shutkës në Shkup do të punësohet gjinekologe. Kjo ka qenë një ndër nevojat themelore të qytetarëve në këtë rajon.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se e punësuara Vjollca Mbiarra do të sigurohet edhe me mbrojtje shëndetësore.

“Në ordinancën në Shutkë ku me vite nuk kishte gjinekolog, nga java e ardhshme do të fillon të punon gjinekologia dhe do të sigurohet mbrojtje shëndetësore e vazhdueshme për gratë në këtë komunë. Në ordinancë do të punon dr.Vjollce Mbiarra, gjinekolog specialist me përvojë disavjeçare, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Shqipëri”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.