“Revolja dhe thika”, “Gjorçe shkruhet maqedonisht”, “Andon Janev  Qoseto”, janë një pjesë e parullave që u vendosën nëpër lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar se kush i ka vendosur dhe nëse janë frymëzuar nga situata momentale politike. Janë publikuar edhe në faqen e Facebook-ut “Gjorçe Petrov”.

 

 Edhe këtë herë jemi të gatshëm të dalim, t’u tregojmë se si duhet dhe si mbrohet atdheu, të rreshtohemi në radhët e para dhe të përballemi me të keqen. Jemi të gatshëm dhe apelojmë: “Mos luani me durimin tonë”, “Gjaku do të bie por jo edhe Gjorçeja maqedonase – thuhet në një status në “FAcebook”.

Alsat M ishte në lagjen  Gjorçe Petrov. Situata është normale. Qytetarët i kryenin obligimet ditore. Njëra prej parullave ishte vendosur në tregun lokal. Qytetarët ndaleshin për të parë se çfarë shkruan. Ata që i anketuam konsiderojnë se burimi i tensioneve janë politikanët dhe askush tjetër. Ata kanë nxitur popullin duke për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të forcuar pozicionin.

 

 “Njerëzit jetojnë si duhet. Kjo punë vjen nga politikanët”.

 “Ata bëjnë deklarata të tilla, populli nuk ka faj”.

 “Absolutisht ata. Njerëzit janë normal. Njerëzit vetëm nuk munden ta dallojnë situatën e vërtetë që ta zgjidhin këtë, për fat të keq”.

 “Politikanët duhet të kenë kujdes çfarë deklarojnë, sidomos për çështjet ndërnacionale. Patjetër të mbajnë kujdes çka flasin, pasi situata është e brishtë”.

Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, shkurt në telefon na tha se i ndjekin thirrjet përmes rrjeteve sociale ku ka elemente të thirrjes për dhunë dhe urrejtje. Janë ndërmarrë disa masa pa treguar më saktë se çfarë. Informata më të detajuara paralajmëroi për të hënën. Ndërkohë dy ditë më parë në media qarkullonte një porosi përmes së cilës VMRO-DPMNE-ja nga komitetet lokale kërkoi të mobilizohen pasi, shteti është sulmuar. Të premten madje u organizua marsh i qetë nën moton “ Betim për Maqedoninë”. Marshuan diku rreth 400 persona të organizuar në Fejsbuk nën emrin “Tvrdokorni” apo të “Fortit”.