Një foshnje e sapolindur dje është gjetur e braktisur në rrugë në lagjen Fushë Topanë të Shkupit, njoftoi 24 info.

Sipas dëshmitarëve, foshnja është hetuar nga kalimtar të rastit rreth orës 11 në një trotuarë në bulevardin “Brigada Maqedono – Kosovare”.

Foshnja menjëherë me autoambulancë është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaj të cilës menjëherë janë ndërmarrë masat e trajtimit mjekësor.