Janë sanksionuar 46 motoçiklistë dhe u janë shqiptuar gjoba në një kontroll aksioni që e zbatoi Sektori për Siguri në komunikacionin rrugor mbrëmë prej orës 20 deri në orën një pas mesnate në rajonin e Shkupit.

“Në kontrollin e aksionit janë zbuluar edhe 26 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë 14 gjoba rrugore dhe 12 gjoba për kundërvajtje”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.