Në tetor të vitit 2015 zëvendës kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska duke folur në debatin “Krijojmë qeveri të përgjegjshme”, mes tjerash, dha edhe deklaratën në vazhdim:

Maqedonia është ka një praktik negative , 26 ministri – edhe po të jenë dy milion, që nuk janë, në 81.000 njerëz në vned keni nga një ministër. Nëse e shihni Gjermaninë në pesë milion njerëz – një, nëse kontrolloni Estoninë, ja edhe vende afër Maqedonisë sipas madhësisë – Letonia, Estonia, do të shihni që ka një ministri në 90, 100, 150 mijë njerëz (qytetarë- një ministër). Kjo mendoj se duhet që të ndryshoj. Numri i ministrave në qeverinë e LSDM-së nuk do të kalojë numrin 20 dhe do të shohim që ai numër të zvogëlohet, ndërsa do të fillojmë biseda edhe me partitë tjera në parlament që të zvogëlojmë edhe numrin e deputetëve mes 90 dhe 100, gjë që mendojmë se më së miri i përshtatet Maqedonisë…

ARSYETIM:

Përkundër kësaj deklarate të zëvendës-kryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinka se qeveria e LSDM-së do të numërojë maksimum 20 ministri, me tendencë që ai numër të zvogëlohet, mbrëmë (28 maj 2017), mandatari Zoran Zaev deri të Kuvendi dorëzoi Propozim-programin dhe Propozim-përbërjen e qeverisë së re e cila do të numëroj 26 anëtarë dhe 25 ministri, prej ku tetë janë ministra pa resor.

Mandatari Zaev për anëtarët e kabinetit të ri qeveritar propozoi:

Radmilla Sheqerinska– ministre e Mbrojtjes.
Oliver Spasovski– ministër i Punëve të Brendshme
Dragan Tevdovski – ministër i Financave
Nikolla Dimitrov – ministër i Jashtëm
Renata Deskovska– ministre e Arsimit
Ljubço Nikollovski– ministër i Bujqësisë
Milla Carovska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Robert Allagjozovski– ministre e Kulturës
Damjan Mançevski– ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Goran Sugareski– ministër për Transport dhe Lidhje
Hazbi Lika– zëvendës-kryeministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve
Bujar Osmani– zëvendës-kryeministër për eurointegrime,
Sadulla Duraku– ministër i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit hapësinor
Kreshnik Bekteshi– ministër i Ekonomisë
Bylent Sajili– ministër i Djejtësisë,
Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë
Suhejl Fazliu – ministër për Vetëqeverisje lokale.
Ramiz Merko– ministër pa resor
Koço Angjushev – ministër pa resor
Edmond Ademi – ministër pa resor
Robert Popovski – ministër pa resor
Samka Ibraimovski – ministër pa resor
Adnan Qahili – ministër pa resor
Zrica Apostollovska– ministër pa resor
Zoran Shapuriq – ministër pa resor
Faktikisht, edhe pse LSDM lajmëroi zvogëlim të numrit të ministrave, përsëri, qeveria e re do të ketë numër identik të ministrave si edhe Qeveria e kaluar e udhëhequr nga VMRO-DPMNE(25)

Ashtu që, deklarata e përmendur e Sheqerinskës, dhënë para dy viteve gjatë kohës së debatit i cili u mbajt në suaza të projektit: “Vizioni për Maqedoninë”, e vlerësojmë si jokonsekuente të pavërtetë.

Burimi: Vertetëmatësi