Protesta për ajër më të pastër do të mbahet në Shkup, të mërkurën, para Fontanës në parkun e qytetit nga iniciativa qytetare, në ora 17:00, njofton pozitiv.mk, transmeton Portalb.mk.

Kërkesat e kësaj proteste janë:

  1. Të lejohen veturat me numër rendor te rastësishëm.
  2. Ndalesë për lëvizjen e veturave të cilët janë pa katalizator të materieve ndotëse.
  3. Udhëtim pa pagesë me transport të qytetit gjatë tërë dimrit
  4. Blerje dhe shpërndarje e menjëhershme e maskave me standarde të nevojshme për mbrojtje (me dimensionet e nevojshme) për të gjithë popullatën (edhe për fëmijë) e Shkupit.
  5. Dalje në teren të grupeve inspektues për kontroll të mënyrës së ngrohjes së qytetarëve.
  6. Sigurim pa pagesë të ngrohjes me dru për qytetarët të cilët ngrohen me guma dhe materiale të tjera të dëmshme.
  7. Kontrolle të pa paralajmëruara tek objektet industriale të cilat (dyshohen) se janë ndotës.
  8. Ndërprerje e përkohshme e punës së objekteve industriale të cilat (dyshohen)  se janë ndotës.
  9. Të formohet shtab i krizës në Qendrën për menaxhim me kriza e cila do të ndjek gjendjen dhe do të propozon dhe ndërmerr masa urgjente kundër ndotjes së ajrit.
  10. Ndërprerje e të gjitha punëve ndërtimore në Shkup.
  11. Të bëhet pastrim më i shpeshtë dhe me i detajuar i rrugëve nga mbeturinat rrugore.
  12. Kontrolle policore ndaj veturave të cilat bartin mbeturina me gumat e tyre, sidomos të atyre që dalin nga hapësirat ndërtuese.
  13. Kontroll të përgjegjësisë për mirëmbajtjen e hapësirave publike të objekteve të cilëve u është dhënë obligim.
  14. Të blihen dhe shpërndahen falas biçikleta.
  15. Parlamenti i ri të sjell ligj ku ndalohet dëmtimi i pjesës së gjelbër, vegjetative. Ai i cili prenë apo dëmton parqe duhet te dënohet me 10 vjet burg.
  16. Parlamenti I ri të sjell rregullativë ligjore, që nëse ndotja i kalon kufijtë normal menjëherë të ndërmerren masa, thuhet edhe ne lajmërimin e protestës me afate të caktuara.