Tërmeti prej 3.9 ballë sipas Rihterit pasdite në orën 14.09 minuta ishte ndjerë në Shkup dhe rrethinë. Epiqendra ka qenë 12 kilometra në lindje të Shkupit, respketivisht 82 kilometra në juglindje të Prishtinës, në thellësi prej 1 kilometri. Tërmeti që sot ka shqetësuar qytetarët e Shkupit, nuk ka asnjë lidhje me tërmetin që para pak kohe ndodhi në afërsi të Mavrovës dhe ishte me 4.9 ballë sipas Rihterit, kanë thënë përfaqësues të Institutit për Inxhinjeri sizmologjike në Shkup. Nga atje kanë thënë se bëhet fjalë për aktivitet norma sizmik dhe se Qendra Evropiane Mesdhetare Sizmike, në minutat e para edhe pse e ka locuar tërmetin në Kosovë, ai vjen nga rajoni I Shkupit.

Paraprakisht, një tërmet prej 4.4 ballë sipas Rihterit ishte regjistruar disa minuta para orës 13.00 sipas kohës lokale 11 kilometra në lindje të qytetit Tiva, rreth 40 kilometra larg Athinës – njoftuan agjencitë greke të lajmeve