Shoferi i skuterit është lënduar rëndë në një nga gjithsej tetë aksidenteve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në tri janë shkaktuar dëme materiale.

Nga MPB-ja informojnë se mbrëmë policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Tridhjetë e një shoferë kanë lëvrizë me shpejtësi më të madhe se e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në udhëkryq në të kuqe, një nuk ka dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve dhe një shofer për qëndrim të palejuar.

Nga komunikacioni janë përjashtuar tre shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 23 shoferë para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe tre shoferë fillestarë, si dhe 18 automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe 10 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në të kuqe. Janë hasur edhe 100 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme. Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 70 automjete.

Sot Reparti për parandalim pranë SPB Shkup në kuadër të projektit edukativ të komunikacionit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në SHFK “Petar Pop Arsov” e cila gjendet në rajonin e komunës së Karposhit. Sot do të mbahet edhe masë e veçantë edukative – mësim komunikacioni, në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer shkelje si këmbësorë.