46 vjeçari me inicialet D.C është gjetur i vdekur dje në mëngjes rreth orës 10 në një apartament në Bulevardin “Vidoje Smilevski Bato” në Shkup, thekson Ministria e Brendshme.

Vdekjen e kanë konfirmuar ekipet e emergjencës të cilët më parë i ka thirurr halla e të vdekurit, Ll.K. (72). Ajo, siç ka theksuar në një bisedë me policinë, ka vënë re se D.C. nuk zgjodhet, edhe pse i ka ranë alarmit e telefonit celular. Më pas ka vënë re më se nuk ka shenja jete, transmeton TetovaSot.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar familjes për varrim.

D.C dy javë më parë erdhi për të qëndruar tek tezja e tij.