Në prag të seancës së përbashkët të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë më 25 janar, edhe nga Shkupi edhe nga Sofja dërgohen mesazhe për një qasje të re në zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe. Qeveria në seancën e djeshme mori vendim për emërimin e bashkëkryesuesve dhe anëtarëve në grupet e përbashkëta ndërqeveritare për thellimin e bashkëpunimit dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ndërsa kryeministri bullgar Kiril Petkovi para seancës së Qeverisë së tij porositi se edhe Shkupi dhe Sofja duhet ta përmbushin pjesën më të madhe të detyrave që nuk janë përfunduar.
Në mënyrë shtesë, zëvendëskryeministri Mariçiqi vlerësoi se qasja e re për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë premton rezultat pozitiv dhe jep një vlerë të re në përpjekjen e Maqedonisë së Veriut për inkuadrim në BE, derisa ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani paralajmëroi se për disa ditë do të ketë propozim për ambasador në Sofje.

Me vendim të Qeverisë në seancën e djeshme janë formuar grupe të përbashkëta ndërqeveritare të punës për ekonomi, tregti dhe inovacione, për infrastrukturë, transport dhe lidhje për integrim evropian dhe politika të gjelbra dhe për kulturë, shkencë dhe arsim. Për bashkëkryesues të grupeve të punës janë emëruar zëvendëskryeministrat dhe ministrat e resorëve përkatës, ndërsa do të përfshijnë anëtarë edhe përfaqësues të ministrive dikasteriale dhe agjencive dhe institucioneve përkatëse.

Kryeministri Dimitar Dimitrovi mbrëmë në intervistën për Kanal 5 theksoi se qëllimi i Qeverisë është në në grupet e punës, puna e të cilave do të zhvillohet në bazë javore, të mos përfshihen vetëm politikanë, por të përfshihen edhe komunitetet e biznesit, odat ekonomike dhe përfaqësues të universiteteve, përfaqësues të organizatave rinore. të cilat mund të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të gjitha bashkëpunimin.