pema-e-vitit-te-ri-ne-shkup-780x439

 
 

Bashkia e Shkupit e ka vendosur, në qendër të kryeqytetit do të ketë një pemë gjigante të dekoruar dhe të stolisur për festat e fundvitit.

Për dekorimin e qendrës së kryeqytetit është kontraktuar kompania Link Media e cila në një konkurs të hapur ka pasur ofertë më të lirë.

Për zbukurimin e qendrës së Shkupit, Bashkia e Shkupit do të ndajë 12 milionë denarë apo 32.520 euro.

Bredhi i Vitit të Ri në Shkup do të jetë 18 metra i lartë dhe do të jetë i zbukuruar me efekte të ndryshme.

Dekorimi i qendrës është duke filluar, ndërsa dritat do të ndizen nga 15 dhjetor deri më 25 janar të vitit të ardhshëm.