Më shumë divorce në vend ka pasur në kryeqytet. Në tre muajt e parë në Maqedoni ka pasur më kurorëzime, por edhe më pak divorce.

Numri i martesave në tremujirin e parë të vitit 2017 është ulur për 7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016 dhe ka arritur në 2,566 martesa.

Martesat e divorcuara në tremujorin e parë shënojnë rënie për 21.8%, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2016 dhe numri i tyre është 519. Këto janë të dhëna nga Enti Shtetëror për Statistika.

Numri i divorceve në tremujorin e parë është si vijon: Shkup (105), Manastir (31), Prilep (30), Strugë (23), Tetovë (26), Strumicë (17), Ohër (45), Kumanovë, Zhelinë dhe Koçani (13). Ndërsa divorce nuk ka pasur në Veles, Dojran, Demir Hisari, Demir Kapija, Krushevë dhe disa vende tjera./Telegrafi/