Shkupi ka fituar ndaj Vardarit në ndeshjen e vlefshme për kampinatin maqedonas.

Shkupi ka fituar me rezultat 2-0.

Skuadra shqiptare e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut ishte dominuese në derbin ndaj asaj maqedonase dhe arriti të shënojë dy herë me anë të Reginaldo dhe Filip Gligorov.

Tabelën e kampionatit maqedonas e udhëheqin dy klubet shqiptare, në vendin e parë Shkëndija dhe në vendin e dytë Shkupi.