Qyteti I Shkupit dhe kompania Izraelite Chariot Motors gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar marrëveshje për lëshimin në qarkullim një autobusi elektrik në gjashtë muajt e ardhshme. Autobusi elektrik me kapacitet prej 85 udhëtarësh do të nisë të qarkullojë nga prilli në linjën 15 të Ndërmarrjes publike të trafikut, që frekuenton nga lagjja Lisiçe e Re e deri në Karposh 4.

“Bëhet fjalë për autobus elektrik shumë efikas i cili harxhon pak energji dhe është I sistemuar për mbushje të shpejtë. Përparësia më e madhe është ajo që aspak nuk ka mision për shkarkimin e gazrave që ndotin ajrin”, tha Petre Shilegov gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Chariot Motors.

Shilegov tha se investimi në transportin publik është kontribut efikas për krijimin e një mjedisi të shëndetshëm.

“Zgjidhja e problemit shumëvjeçar në transportin publik në Shkup është pjesë e listës së prioriteteve të qytetit. Këtë vit ne parashikuam një buxhet për subvencione për prokurimin e eko-autobusëve në vlerë prej 100 milion denarë dhe për transportuesit privat në vlerë prej 20 milion denarë”, shtoi Shilegov.

Kompania izraelite së bashku me kompaninë kineze Hajger në Sofje kanë një fabrikë ku prodhojnë nga 76 autobusë në ditë.