Festojnë Shkupi dhe Struga Trim&Lum në Maqedoninë e Veriut, pasi kanë marrë pikët e plota në përballjet e ditës së sotme. Renova u ndal në barazim pa gola kundër Pelister, kurse Shkëndija një ditë më parë triumfoi me Vardarin me goleadë.

Shkupi luante në transfertë kundër Akademija Pandev dhe Darboe ishte ai që bëri diferencën dhe i dha triumfin skuadrës shqiptare, që është vënë në ndjekje të Shkëndijës që kryeson kampionatin.

Ecuri e mirë edhe për Struga Trim&Lum, që bëri detyrën kundër Belasica të vendit të fundit. Fitore me rezultatin 3-0, me Lenën që shënoi me penallti dhe më pas Milenkovski dha goditjen e radhës, para se Osmani të mbyllte llogaritë. /abcnews.al