Në këto momente situate në Shkup është afër eksplodimit. Policia ka ndaluar protestuesit shqiptarë te Mavrovasja, por ata janë këmbëngulës të shkojnë deri para qeverisë.
Organizatori i protestës, Bedri Ajdari, ka ftuar policët shqiptarë të hapin rrugën dhe të ju bashkohen protestës.

“Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë të na mundësohet të protestojmë deri para Qeverisë ashtu siç e kemi lajmëruar. Ju lutemi të mos eskalojë protesta, keni afat prej 10 minutave. Do te shkojme para qeverise te lexojme mesazhin tone dhe kthehemi ne menyre paqesore”, ka thënë Hajdari.