Rraporti demografik i elektoratit, rrethanat aktuale në rafsh vendor dhe ndërkombëtar, lidhur me zgjedhjet PRESIDENCIALE në RMV të bien në përfundimin , me sa vijon ;
– Në RAUNDIN E PARË-shqiptarët e kanë mundësinë të votojnë SHQIP, akoma për nevojën e mbrotjes së INDENTITETIT POLITIK, fuqizimin e peshës politike të elektoratit shqiptar dhe shpërfaqjen e DINJITETIT për evitim të logjikës se shqiptarët në vazhdimësi mund të përdoren si element votues. DHE
– Në RAUNDIN E DYTË- Shqiptarëve ju jepet mundësia e etablimit të peshës politike të votës së tyre, si faktorë VENDIMTAR në këto rraporte kundërshtuese partiake ,për shpërfaqjen e fituesit të zgjedhjeve presidenciale. Peshë kjo, e cila në pajtim me mekanizmat që ofron vetë DEMOKRACIA, të mundëson materializimin e disa segmenteve që kanë të bëjnë në kompetencë të presidentit të shtetit, madje edhe më gjërë .
* * *
Shkurt thënë, ky është diagnostifikimi politik e strategjik për këto zgjedhje presidenciale. Duke pasur parasysh se vendi ka sistem politiko-juridik parlamentar, zgjedhjet presidenciale nuk kanë asgjë të përbashkët me patriotizmin, e më së paku me atë të rrejshëm, por kryesisht kanë të bëjnë me pragmatizmin politik. Por BDI në kët rast nuk ka të bëjë me pragmatizmin politik por për shumë çka tjetër .
Gjykoj se ky vlerësim është në koordinata të paradigmës në veçanti të SHBA-së mbase edhe BE-së lidhur me sfidat e rrugëtimit të RMV, kuptohet duke pasur para syshë edhe profilet e kandidatëve të mundshëm të nominuar !
(q.aliu )