Përballja e gjigandëve të futbollit Real – Manchester në Shkup, në finalen e Superkupës, ishte dhe një provë për shtetin dhe politikën maqedonase se si do i qasej raporteve etnike, më gjegjësisht elementit shqiptar. Dhe siç u pa, asgjë nuk ka ndryshuar, edhe me ikjen e atij që konsiderohej promotori i nacionalizmit përjashtues, Nikolla Gruevksi.

Në stadiumin “Filipi II-Arena”, para 1 miliardë shikuesve nga e gjithë bota, Maqedonia u prezantua pa asnjë element shqiptar. E bëri hapur këtë gjë dhe padyshim krejt paturpësisht. Spektakli me elementë folklorikë, ishte vetëm me muzikë tradicionale maqedonase dhe po ashtu me valleve nga ansamblet maqedonase.

Dhe kjo ka bërë që tw reagoj edhe zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani. Ai në rrjetin social facebook ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë të shpjegohet pse organizatorët e programit artistik nuk e shfaqën asnjë element të kombit shqiptaë.

“Ndoqa një ndeshje tamam mes gjigantëve të futbollit evropian. Dëshmuam se mund të organizojmë edhe manifestime të këtij rangu! Ama, organizatorët e programit artistik sikur harruan se Maqedonia është shumëtnike…! FFM të spjegohet!” ka shkruar Osmani.