Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është ngritur padi penale ndaj J.B.(38) nga Shkupi, pasi i njëjti, duke mos ndaluar në semaforin e kuq, ka shkaktuar aksident te udhëkryqi para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Padia penale bëhet nën veprën “rrezikim i sigurisë në komunikacion” në bazë të nenit 297 të Kodit Penal.
“I denoncuari, më datë 07.02.2022 rreth orës 19.15, duke ngasur veturën “Pezho” me targa të Shkupit, nuk ka ndaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe pasi ka hyrë në udhëkryqin në bulevardin “Ilinden”, ka goditur veturën “Kia” me shofer A.T.(36) nga Shkupi, i cili nga goditja e ka ndryshuar kahen dhe ka goditur në veturën “Fiat” me shofer D.P.(45) nga Shkupi. Në aksident lëndime ka pësuar J.B. dhe bashkudhëtari në veturën “Shkoda”, B.L.(35) nga Shkupi, të cilët me veturën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.
Siç mësohet, me veturën “Pezho” kanë qenë duke udhëtuar dy ministrat Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi.